Kryetari Jashari nderon dëshmorin Sherif Duraku në 22 vjetorin e rënies

 

Sot, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunalë, asambleistë, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë bënë homazhe dhe vendosën lule tek varri i dëshmorit Sherif Duraku nga fshati Murgë në 22 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, i cili ra në mbrotje të vendit, për të mos vdekur kurrë më.

 

 

“Lavdi dëshmorit, Sherif Duraku dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!”, shkruan mes të tjerash Jashari.

\RTV-Okarina\