Komuna e Skenderajt me arkivën më të avancuar në Kosovë

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur që së bashku me drejtoren e Drejtorisë së Administratës, Emine Rrecaj dhe shefin e arkivës, Hamit Geci, kanë përuruar përfundimin e projektit për modernizimin e arkivës së komunës tonë, sipas standardit ndërkombëtar  ISO, në formë fizike dhe elektronike.

Në këtë mënyrë, me këtë investim që Jashari ka bërë me buxhetin e komunës së Skenderajt, kjo komunë është bërë shembull edhe për komunat tjera të cilat po e marrin model organizimin e arkivës sonë.

 

 

“Me rinovimin e arkivës janë krijuar kushte optimale për shfrytëzim të hapësirës ku do të bëhet mbrojtja e dokumenteve të arkivuara nga qasja e paautorizuar si dhe do të jenë të sigurta nga zjarri.

Realizimi i këtij projekti siguron proces më të lehtë dhe më të sigurt në ruajtjen e dokumentacionit për vitet e ardhshme, duke menduar e punuar kështu edhe për gjeneratat që vijnë.”, shkruan ndër të tjera Jashari.

Postimi i plotë:

 

\RTV-Okarina\