Lojërat Olimpike të Tokios që u shtyhen vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19 edhe këtë vit po përballen me pengesa si shkak i rritjes së rasteve dhe varianteve të reja të koronavirusit.
Shenja e fundit shqetësuese për këto Lojëra erdhi teksa të hënën kur Departamenti i Shtetit Amerikan këshilloi qytetarët amerikanë që të mos udhëtonin në Japoni si shkak i rritjes së rasteve me COVID-19, shkruan CNN.
Këshillimi “Niveli 4: Mos Udhëtoni” është niveli më i lartë paralajmërues në hierarkinë e paralajmërimeve të departamentit.
Japonia ka qenë e mbyllur për udhëtarët e SHBA-së gjatë gjithë pandemisë, me rrethana vetëm “shumë të kufizuara” në të cilat mund të hynin qytetarët amerikanë.
Lojërat Olimpike janë planifikuar të zhvillohen nga 23 korrik deri më 8 gusht në Japoni.
\RTV-Okarina\