Diskutime të shumta për prezantuesen e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani thyen heshtjen

 

Në fillim të muajit tetor pritet të fillojë “Big Brother VIP”. Përgjatë ditëve të fundit ka pasur diskutime se kush do ta prezantojë programin.

Një herë u tha se prezantimi i spektaklit i është ofruar Arbana
Osmanit, ndërsa më pas Luana Vjollcës. Deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim nga dy moderatoret, por së fundmi Arbana ka thyer heshtjen.

 

Ajo është pyetur nga ndjekësit e saj dhe ka premtuar të tregojë, ama vetëm kur të vijë momenti.

 

 

“A je ti prezantuesja e Big Brother VIP na trego të lutem?”, i ka shkruar ndjekësi.

 

 

“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”, ka replikuar Arbana.

 

\RTV-Okarina\