Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen të mërkurën nga ora 11:00.
Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
“Tashmë është caktuar koha dhe dita e takimit. Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, është shprehur Halimi.
Kujtojmë se ftesës së Kurtit për një takim me të tre liderët e partive opozitare i janë përgjigjur pozitivisht Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, ndërsa kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim.
Ftesa e Kurtit ndaj të tre liderëve opozitarë ka të bëjë me dialogun Kosovë – Serbi.
\RTV-Okarina\