Ministrja Nagavci foli për vendimet të cilat ndërlidhen me çështje të rëndësishme, si dhe mbështetejen e disa procesve, me theks te veçantë tekstet shkollore në gjuhën turke dhe boshnjake, procesin e përzgjedhjes së recenzentëve për tekstet e reja shkollore, vendimin për mësimin plotësues për nxënësit të cilët kanë ngecur në mësim si pasojë e zhvillimit të mësimit në kushte të pandemisë, etj.
Në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e Kamenicës, për të cilën ministrja Nagavci theksoi obligimin kushtetues që çdo fëmijë të realizojë të drejtën për shkollim dhe tha se, aktualisht në këtë komunë janë më shumë se 440 fëmijë të cilët janë privuar nga kjo e drejtë.
Ministrja Nagavci falënderoi shefin e OSBE-së në Kosovë për punën që ka bërë nëpër vite kjo organizatë, ndërsa e informoi atë me programin e Qeverisë së Kosovës për sektorin e arsimit, për realizimin e të cilit është shumë e rëndësishme mbështetja e partnerëve zhvillimorë.
Ambasadori Davenport theksoi edhe një herë gatishmërinë e kësaj organizate për të ofruar mbështetje për procese dhe aktivitete të ndryshme, që kanë si synim ngritjen e cilësisë në arsim.
\RTV-Okarina\