Mbrëmë përfundoi sezoni i rregullt në futbollin italian.
Inter u shpall kampion i Serie A derisa Juventusi gjatë javës kishte fituar Kupën e Italisë.
Dy gjigantët italian do të luajnë në mes vete për Superkupën dhe kjo ndeshje për Superkupën e Italisë do të luhet në Arabinë Saudite gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm.
Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Serie A.
“Ndeshja tjetër e finales së Super Kupës Italiane do të luhet në Arabinë Saudite me publik, sipas kontratës sonë. Me Inter-Juventus do të jetë një pikë për futbollin tonë”, ka thënë Paolo Del Pino.
Edhe dy ndeshje të Superkupës (2018 & 2019) janë zhvilluar në qytetin e Riadit.
\RTV-Okarina\