Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar shkrimtarin Azem Shkreli në përvjetorin e 24 të vdekjes së tij duke thënë se “Azem Shkreli dhe Ali Podrimja po na mungojnë shumë”.
“Ali Podrimja apo Azem Shkreli? “Lum Lumi” apo “Karavani i bardhë”? Këto dilema nuk kemi nevojë t’i zgjidhim”.
““Shtatë nga ata” titullohet një libër i tij për Çetën e Llapit, për djemtë dhe vajzat kaçake që para më shumë se tri dekadave vepronin ilegalisht kundër Serbisë. Këso lloj librash na nevojiten për UÇK-në”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Instagram.
\RTV-Okarina\