Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur se Ibrahim Rugova vazhdon t’i mungojë skenës politike.
Ai këtë e ka thënë në Ditën e Presidentit e cila mbahet në nderim të Rugovës.
Por në këtë ditë, Pacolli ka përmendur një ish-president tjetër të Kosovës, Hashim Thaçin.
“Mos të harrojmë se presidenti i fundit i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të përballet me drejtësinë padrejtësisht dhe i uroj kthim sa më të shpejtë në familjen dhe vendin e tij. Kosovës i kemi borxh shumë, sepse është vendlindja jonë, dhe meriton çdo të mirë, por po ashtu nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë ata që sakrifikuan çdo gjë për Kosovën!”, është shprehur Pacolli.
Ka qenë Presidentja Vjosa Osmani e cila bashkë me ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga, kanë bërë homazhe para shtatores së ish-Presidenti Ibrahim Rugova në Prishtinë.
\RTV-Okarina\