KF Dukagjini dhe KF Flamurtari do të luajnë sot ndeshjen e barazhit dhe synimi është inkuadrimi në Superligën e Kosovës.
Ky takim zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas me fillim nga ora 15:00.
Të dy skuadrat synojnë rikthimin në Superligë të Kosovës, vetëm një vit pasi janë larguar nga niveli elitar i futbollit kosovar.
Fituesi i këtij dueli do të luajë me skuadrën që përfundon në vendin e tetë në Superligë.