Lukaku bëhet me këngë

 

Një këngë e re është lansuar sonte e që i dedikohet sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku pasi që ai ndihmojë skuadrën e tij për ta fituar Scudetton

Kënga është punuar nga Tommy Kuti bashkë me Yves the Male, Wado dhe Slim Gong dhe titullohet Numero 9.

 

 

Ajo i referohet fanellës së tij me numrin 9 dhe teksti thekson faktin që mbrojtësit nuk mund ta ruajnë atë.

Ata po ashtu flasin për zënkën e tij me Zlatan Ibrahimovic ku e cilësojnë Lukakun si “Mbretin e Milanit”.

“Lideri është rikthyer, në maje të ligës. Nuk e quajtëm ne, por ai është mbreti i ri që mbretëron në Milano”.