Armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas ka hyrë në fuqi.
Armëpushimi filloi herët të premten, duke i dhënë fund 11 ditëve të bombardimeve në të cilat më shumë se 240 njerëz kanë vdekur, shumica e tyre në Gaza.
Si Izraeli dhe Hamasi kanë pretenduar fitoren në konflikt.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se armëpushimi solli “mundësi të mirëfillta” për përparim.
Të enjten, më shumë se 100 sulme ajrore izraelite kishin në cak nfrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Militantët lëshuan më shumë se 300 raketa drejt Izraelit gjatë ditës, tha ushtria izraelite, raporton BBC.
Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas javësh të rritjes së tensionive izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor të okupuar që kulmuan në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.
Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Hamas nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.
Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, thotë shërbimi i tij mjekësor. Izraeli thotë se rreth 4,000 raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.