Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik.
Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.
Ministri i brendshëm turk deklaroi në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”.
Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.
Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.
Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.
Me këtë rast Presidentja Vjosa Osmani në ora 10:30 do të bëjë homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut.
Ndërsa në orën 11:00, Osmani do të marrë pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912.
Agjenda:
Ora 10:00 – Homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve;
Ora 11:00 – Akademia Solemne;
Ora 12:00 – Dhurimi i librave Bibliotekës “Din Mehmeti”;
Ora 14:00 – Marshi “Kuvendi i Junikut” në Bjeshkët e Junikut.
\RTV-Okarina\