Kryetari Jashari priti në takim pasardhës të familjeve të ndritura të kombit tonë

 

Me rastin e 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut si dhe 100 vjetorit të zgjedhjes së heroit Hasan Prishtina në krye të shtetit shqiptar, sot kryetari Jashari priti në takim pasardhës të familjeve të ndritura të kombit tonë, të cilët sot filluan marshin e tyre për t’i vizituar të gjitha kullat e heronjve tonë.

Gjatë këtij takimi Jashari vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të heronjve tonë të cilët përmes veprave të tyre madhore arritën që të ngrisin çështjen kombëtare dhe t’i japin drejtimin e duhur kombit tonë.

 

 

Në këtë takim, nipit të heroit Isë Boletini, Gazmend Boletinit, në emër të grupit, i dhurova flamurin tonë kombëtar,  i cili është simbol i qëndresës dhe i atdhedashurisë, flamurin i cili valëvitet dhe qëndron krenarë në çdo kullë të heronjve tonë.

E në një prononcim për media, nipi i heroit Isë Boletini, Gazmend Boletini u ndje tejet falenderues ndaj pritjes së kryetarit Jashari dhe falenderoi përzemërsisht edhe për flamurin kombëtar duke e konsideruar si një dhuratë të çmuar.

\RTV-Okarina\