Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njofton konsumatorët që kjokompani operon 24h/ditë gjatë tërë vitit dhe është në shërbimin e të gjithë konsumatorëve pa dallim.
“KRU-Mitrovica” furnizon me ujë regjionin e Mitrovicës përmes dy Impianteve për Trajtimin e Ujit të Pijes; njëri në Shipol të Mitrovicës dhe tjetri në Balinc të Vushtrrisë dhe sasitë e prodhuara të ujit të pijes mjaftojnë që i gjithë regjioni të furnizohet me ujë të pijes 24h ne ditë pa ndërprerë, gjë që ndodh në të shumtën e kohës.
Mirëpo, problemet me furnizim me ujë të pijes shfaqen gjatë muajve të verës kur konsumi i ujit të pijes është enorm dhe kjo vjen si pasojë e (keq) përdorimit të ujit të pijes për qëllime të ndryshme si: ujitje të arave, kopshteve, pastrimi i trotuarëve, larja e automjeteve, mbushjen e puseve (bunarëve) etj.
“Prandaj, në mënyrë që kësaj vere të kemi ujë të pijes pa ndërprerje, nevoitet bashëpunimi dhe mirëkuptimi juaj, për të cilën gjë APELOJMË tek Ju konsumatorë të nderuar, që ujin e PIJES ta përdorni sa më racionalisht dhe vetëm për qëllime për të cila është i dedikuar: pije, zierje, pastrim, mbajtje të higjenes etj. atëherë të gjithë do të mbetemi të kënaqur.
Mbesim me shpresë se ky apel, do të ndikoj sadopak në ndërgjegjen tonë të përgjithëshme në mënyrë që ujin e pijes ta përdorim me kujdes dhe të njejtin ta kemi në disponim gjatë gjithë kohës.
“Uji është jetë, ruaje që ta kesh.”, thuhet ndër të tjera në postimin e KRU-Mitrovica.
\RTV-Okarina\