Gërvalla sot jep detaje me të hollësishme për shkarkimin e ambasadorëve

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot do të deklarohet më hollësisht para mediave për shkarkimin e ambasadorëve të Kosovës.

Dje gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se janë liruar nga pozita të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

 

 

 

Nait Hasani, Gjergj Dedaj, Lirim Grajqevci, Avni Arifi, Amir Ahmeti, Arber Vllahiu, Gzim Kasapolli, Shpend Kallaba, Avni Kastrati dhe Ylber Hysa, janë ambasadorët e shkarkuar, për të cilën nga MPJD thonë se u emëruan politikisht.

\RTV-Okarina\