Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një mesazhi në Twitter ka komentuar refuzimin e fundit të Qeverisë së Malit të Zi për të dërguar ushtarët e saj në kuadër të NATO-s në Kosovë.
Hoxhaj ka thënë se kjo është një thirrje zgjimi për partnerët e Kosovës në NATO dhe një kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.
“Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë të NATO-s është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në NATO. Srpski Svet po bëhet një kërcënim për orientimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimorë. Ndarja e unitetit NATO në rajon dhe në Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt tjetër”, ka thënë Hoxhaj.
\RTV-Okarina\