Njofton MSH: Deri më tani 46,097 të vaksinuar në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 është duke vazhduar pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në vend.

Sipas MSH-së, dje janë kryer 4229 vaksinime, ndërsa numri total i personave mbi moshën 65 vjeçare në Kosovë ka arritur në 46.097.

 

 

“Procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të terminëve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion, dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin”.

MSH i ka bërë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

\RTV-Okarina\