Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka bërë thirrje për një armëpushim pas tetë ditësh dhunë midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.
Biden i tha Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA po punon me Egjipin dhe vendet e tjera në ndalimin e luftimeve.
Konflikti është tani në javën e tij të dytë, me pak shenja përfundimi.
Të paktën 212 njerëz, përfshirë 61 fëmijë, kanë vdekur në Gaza, dhe 10, duke përfshirë dy fëmijë, në Izrael.
Izraeli thotë se shumica e të vrarëve në Gaza janë militantë dhe se çdo vdekje civile është e paqëllimshme. Por Hamas, grupi militant që drejton territorin, e kundërshton këtë.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Biden “inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”.
Dhuna ka nxitur një shqetësim në rritje ndërkombëtarisht.
Udhëheqësit botërorë dhe organizatat humanitare kanë bërë thirrje për masa për të parandaluar vdekjet e banorëve dhe kaosin e krijuar nga shkatërrimi i ndërtesave dhe infrastrukturës.
\RTV-Okarina\