Kryetari Jashari nderon dëshmorët në varrezat e fshatit Aqarevë në 22 vjetorin e rënies

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, bënë homazhe tek varrezat në Aqarevë, për dëshmorët, Xhafer Avdullahu e Zenë Veseli si dhe martirët, Sahit Idrizi e Zymer Shaqiri, në 22 vjetorin e rënies së tyre.

 

 

Me këtë rast, Jashari pas homazhe dhe nderimeve që bënë, deklaroi që dëshmorët dhe martirët tonë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe themel i Lirisë e Pavarësisë që sot e gëzojmë. Andaj sot e kemi obligim që bashkërisht të punojmë në jetësimin e amanetit të të parëve tonë.

“Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!”, shkruan ndër të tjera kryetari Jashari.

 

\RTV-Okarina\