Kurti drejtuar opozitës për dialogun: Do punojmë në zhbërjen e asaj qfarë ju keni shkaktuar

 

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka vazhduar të flas për programin qeverisës në këto 4 vitet e ardhshme, duke thënë se pozita e opozita duhet të bashkohen kur bëhet fjalë për Kosovën dhe politikën e saj të jashtme.

Ai në veçanti ka thënë se Kosova duhet të flas me një zë kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi dhe se sipas tij  qeveria që ai udhëheq do të mundohet të zhbëjë dëmin që partitë që për 20 vite kanë qenë në pushtet, i kanë bërë vendit duke nënshkruar marrëveshje në dëm të Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se pushteti e opozita duhet të bashkohen edhe në pika të tjera sic sic është reforma në arsim, fondi i sigurimeve shëndetësore e drejtësia.

 

Pjesë nga deklarata e tij:

Qeveria është e interesuar për debatë me opozitën

Të bashkohemi për tema të rëndësishme.

Për çështje kapitale pata thënë se do të kërkojmë koordinim me opozitën.

 

 

Pesë tema:

Politika e jashtme dialogu me Serbinë

Të provoje të pajtohemi karshi politikës ndaj Serbisë, në secilin ditën të javës dhe secilin javë, jam i gatshëm të takohem me liderët e opozitës

Mos të harrojmë se ju që keni qenë në pushtet në këto dy dekada që lamë pas, kemi bërë tashmë një trashëgimi që na ka ngelur neve. Pjesa më e madhe e punës është në zhbërjen e dëmit që keni shkaktuar ju, marrëveshja për asociacionin, për hapjen e statusit, krijimin e diskursit për shkëmbim territoresh, nëse i keni rënë pishman për këto marrëveshje ejani të bëhemi bashkë.

Po të kishim një qeveri të tillë sa ne ishim në opozitë, do të ishim bashkuar.

Më lejoni ta përsërisë karshi Serbisë duhet të jemi të bashkuar. Unë jam kundërshtari, tema tjera për çka kërkojmë debat shterues, reforma në arsim, fondi për sigurimet shëndetësore.

 

\RTV-Okarina\