Presidentja sot e feston ditëlindjen

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen.

Ajo u lind më 17 maj të vitit 1982 dhe sot i mbush 39 vjet.

Pas Atifete Jahjagës, është presidentja e dytë grua e Kosovës.

 

 

Kujtojmë se më herët ajo ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të viti 2019, u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e 14 marsit të viti 2021, u zgjodh sërish deputete dhe më 4 prill të vitit 2021 u zgjodh kryetare e Kosovës.

Vjosa Osmani është e martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.