Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Llabjan.
Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
“Po, ju konfirmoj se ka ndodhë një vet aksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani.