Izraeli shpall gjendje të jashtëzakonshme në Lod derisa trazirat vazhdojnë

 

Izraeli ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin qendror Lod pas trazirave, derisa konflikti midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë u intensifikua.

12 njerëz u raportuan të plagosur në përleshjet që kryetari i bashkisë së Lodit i krahasoi me një luftë civile.

 

Militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në Gaza të Palestinës.

Të paktën 40 njerëz kanë vdekur gjatë sulmeve që kanë ndodhur ditëve të fundit, shkruan BBC.

Militantët palestinezë thanë se kanë qëlluar me qindra raketa në drejtim të qytetit izraelit, Tel Aviv, pasi një sulm ajror izraelit shkatërroi të martën një bllok ndërtimor në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite ka target militantët në Gaza si përgjigje pas sulmeve raketore në Jerusalem dhe në zona të tjera.

 

 

Luftimet erdhën pas disa javësh tensionesh në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit. I dërguari i paqes i OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, tha se ata po përshkallëzohen drejt një lufte në shkallë të plotë.

Të paktën 35 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë dhe pesë izraelitë janë vrarë sipas Ministrisë së Shëndetësisë.