India të mërkurën regjistroi rekord të ri të viktimave të sëmundjes Covid-19 për 24 orë, duke e çuar në mbi 250 mijë numrin e përgjithshëm të të vdekurve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Indi u regjistruan 4.205 të vdekur nga Covid-19, shkruan Reuters.
Sidoqoftë, ekspertët mjekësorë besojnë se situata është shumë më e rëndë sesa e paraqesin shifrat zyrtare dhe se numri i vërtetë i viktimave dhe rasteve mund të jetë deri në dhjetë herë më i lartë.
Për shkak të numrit të madh të rasteve, sistemi shëndetësor i Indisë është buzë kolapsit. Spitalet po përballen me mungesë të shtretërve dhe të oksigjenit mjekësor.
Disa shtete nga e mbarë bota janë zotuar që t’i ofrojnë ndihmë Indisë dhe ca prej tyre tashmë kanë dërguar pajisje dhe furnizime mjekësore.
\RTV-Okarina\