Komuna e Skenderajt përkrah me pako ushqimore mbi 2000 familje

 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, kryetari Jashari ka bërë të ditur që në prag të festës së Fitër Bajramit, në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm kanë nisur aksionin e shpërndarjes së pakove ushqimore- higjienike si dhe miellit për mbi 2000 familje në nevojë të komunës sonë.

Jashari deklaroi që nga buxheti i komunës sonë po përkrahen 1000 familje në nevojë, përfshirë këtu ato familje që janë nën asistencë sociale si dhe atyre që i është rënduar situata ekonomike që nga shfaqja e virusit COVID-19.

Kurse nga ndihma e njerëzve të vullnetit të mirë pako ushqimore- higjienike janë dërguar e do të dërgohen edhe tek me shumë se 1000 familje të tjera nevojtare.

 

 

“Në emër të qytetarëve të Skenderajt si dhe të familjeve në nevojë, shprehë falënderimet ndaj çdo donatori që ka kontribuar në gëzimin e familjeve me rastin e Fitër Bajramit.

Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove është bërë nga lista e familjeve në asistencë sociale të cilën e posedon Drejtoria për Mirëqenie Sociale, e po ashtu  në bashkëpunim me  kryetarët e fshatrave, të cilët kanë parë nga afër dhe kanë raportuar për rastet e familjeve nevojtare.

E  gjithë shpërndarja e këtyre ndihmave tek familjet në nevojë po bëhet nga zyrtarët komunal përmes kryetarëve të fshatrave të cilët pakot po i dërgojnë tek secila familje.”, shkruan ndër të tjera kryetari Jashari.

\Rtv-Okarina\

 

Në prag të festës së Fitër Bajramit, në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm kemi nisur aksionin e shpërndarjes së pakove…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, May 11, 2021