Në minierën e kromit në Martanesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila për pak rezultoi në tragjedi.
6 minatorë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter ushtarak drejt Tiranës.
Të gjithë kanë minatorët e bllokuar fillimisht në minierë tashmë janë jashtë saj. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet të jetë e stabilizuar.
Në momentin e shpërthimit të gazit kanë qenë duke punuar në minierë rreth 20 minatorë.