Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë ishte tek Teatri Kombëtar për të parë shfaqjen “La Rrem”.
Kurti pas shfaqjes lavëdroi aktorët.
“Nga Kryeministria duhet ta përshkoj Sheshin që të mbërrij te Teatri. Këtë e bëra mbrëmë: ngjita shkallët e Teatrit Kombëtar për të mos u ngjitur në skenë por për të parë aty shfaqjen energjike “La Rrem”. Muharrem Qena është zëri dhe figura e këngës së një brezi iluminist dhe pasionant.
Dashuritë me dhimbjet e saj, miqtë e tij dhe politika mbi të, jepen nga një ansambël aktorësh që zotërojnë skenën e tyre dhe syrin e shikuesve. Kushtrim Koliqi, Arian Krasniqi dhe Ernest Malazogu na e përkujtojnë bukur dhe ashpër artistin e paharrueshëm Muharrem Qena. Gjithsesi ia vlen”, është shprehur Kurti.
\RTV-Okarina\