Një tjetër marrëveshje në mes Barcelonës dhe Juventusit ?! Pjanic sërish i përfshirë

 

Skuadra e Barcelonës dhe Juventusit pritet të bëjnë një shkëmbim lojtarësh edhe në këtë merkato verore.

Sezonin e kaluar, Miralem Pjanic kaloi në Barcelonë dhe Arthur Melo tek Juventusi. Po ashtu Juventusi shtoi edhe 10 milionë euro.

 

Sipas “RAC1”, në merkaton verore, Barcelona po mendon ta nisë Miralem Pjanicin përsëri për në Juventus dhe si këmbim të marr Rodrigo Bentacurin.

 

Dy skuadrat për momentin kanë pezulluar bisedimet, por ky propozim është në tavolinën e merkatos.

\RTV-Okarina\