Del ekspertiza, tre anëtarët e familjes Haliti vdiqën pas helmimit nga kërpudhat

 

Ekspertët mjeko-ligjor kanë zbardhur ekspertizën e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti që vdiqën në Gjirin e Lalzit.

Sipas ekspertizës shkak i vdekjes së tre viktimave është helmimi i shkaktuar nga kërpudhat.

Sipas burimeve njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve, konkretisht kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpinë e viktimave në gjirin e Lalëzit.

 

 

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.