Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

 

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për vendimin që mori Qeveria në mbledhjen e fundit me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për t’i liruar nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

Ky vendim, i cili është zvarritur për shumë vite nga qeveritë e kaluara, ua lehtëson qytetarëve shqiptarë jashtëzakonisht qëndrimin në Kosovë.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi u dakorduan që duhet vazhduar me shembuj të tjerë të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen e afërt. Shtetet dhe qeveritë tona duhet dhe do të angazhohen për të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë.