Kryetari Bekim Jashari kujton veprën heroike të dëshmorit Gazmend Zeqiri

Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jasahri bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të deshmorit, drejtorë komunalë, asambleistë e qytetarë, bënë homazhe për dëshmorin, Gazmend Zeqiri, në fshatin Kopiliq i Epërm, në nderim të veprës së tij sublime, në 22 vjetorin e rënies heroike.

 

 

Para familjarëve të dëshmorit si dhe qytetarëve të pranishëm, Jashari e vlerësoi lartë kontributin e dëshmorit Gazmend Zeqiri dhe dëshmorëve tjerë në çlirimin e vendit, duke bërë njëkohësisht thirrje që të jemi të bashkuar sepse vetëm kështu mund të jetësojmë amanetin e të parëve tonë.

“Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!”, shkruan ndër të tjera kryetari Jashari.

 

 

\RTV-Okarina\

 

Bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të deshmorit, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, bëmë…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Friday, May 7, 2021