1,900 profesionistë shëndetësorë janë vaksinuar me vaksinën Pfizer vetëm për 3 ditë në sallën “1 Tetori” si qendër vaksinuese.
Menaxheri i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi në një konferencë për media tha se vetëm ditën e sotme janë vaksinuar 300 mjekë.
“Sot është dita e tretë me radhë e fazës së dytë të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 ku derisa ne flasim në ditën e sotme janë vaksinuar 300 profesionistë shëndetësor në nivel vendi dhe e dimë që vaksinimi nuk është vetëm nga profesionistët nga Prishtina por në nivel të vendit.”
Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve sipas Bardhit ka arritur rreth 1,900 por që është numër në rritje
“Nga totali i përgjithshëm kemi arritur te numri rreth 1 900 i të vaksinuarve dhe ky numër do të rritet më tutje gjatë punës në vazhdim, ku vetëm dje për orarin zyrtar sa kemi punuar kemi 940 të vaksinuar”
Sipas tij radha e pritjes ndodh pasi vaksinimi është duke u realizuar vetëm në “Sallën 1 Tetori”.
“Është e vërtetë që ka radhë në pritje sepse shtrirja është vetëm në këtë pikë në sallën 1 Tetori jo si nga faza e parë e cila ka patur shtrirje në të gjithë Kosovën dhe kjo është sfiduese për ne në raport me kohën dhe me pritjen”
Tutje, menaxheri i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi tha që brenda 4-5 ditëve pritet të përfundojë vaksinimi me kontingjentin e dytë të vaksinave.
\RTV-Okarina\