Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aksionin e Partisë Socialdemokrate pasi aktivistët e kësaj partie gjuajtën me ngjyrë ne drejtim të objektit të Qeverisë, për të kundërshtuar miratimin e rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, për ndarjen e 11 milionë eurove ndaj KOSTT.
Pas veprimeve të PSD-së, policia hodhi gazë lotsjellës në drejtim të tyre.
Në këtë përleshje ishte edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Në mesin e të arrestuarve janë Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi.