Twitter ka pezulluar një llogari që shpërndante postime nga platforma e re e komunikimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Një zëdhënës i kompanisë tha se llogaria @DJTDesk ka shkelur politikat e sigurisë nga shpërndarja e përmbajtjeve në “bashkëpunim me një llogari të pezulluar” , siç është adresa zyrtare e Trump.
Trump u përjashtua nga platforma Twitter në Janar pasi ai shprehu mbështetje për ata që sulmuan Capitolin. Ai nisi platformën e tij të komunikimit të titulluar ‘From the Desk of Donald J Trump’ të martën.
\RTV-Okarina\