Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka kujtuar artisten e ndjerë Nexhmie Pagarusha në ditëlindjen e 88 të saj.
Minxhozi në një postim në llogarinë e tij në “facebook” citon që Pagarusha ka lënë si dhuratë të çmuar zërin e saj të mrekullueshëm.
“Do të donim të vinim sot në shtëpinë tënde me një tufë lule të të uronim: Edhe 100 vjet zonja Pagarusha!
Kishim shumë dëshirë Të të kishim sa më gjatë midis nesh. Por ti u largove duke na lënë shumë trishtim, por njëkohësisht na le si dhuratë të çmuar zërin tënd të mrekullueshëm, na le shpirtin e madh të një artisteje të pavdekshme!”, shkruan Minxhozi.
Ndryshe, artistja Nexhmie Pagarusha u lind më 7 maj 1933.
\RTV-Okarina\