Moti për sot dhe nesër

 

Sot është parashikuar ditë me më shumë diell, e temperaturat do jenë në rritje.  Të shtunën më ftohtë dhe me erë, por pa të reshura.  Nga e diela sërish kthjellime dhe më ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

 

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë mund të kalojnë edhe në vlera mesatare.  Ditën e shtunë erërat më të theksuara nga verilindja shpërndajnë edhe me shumë ndotësit ajror, kështuqë indeksi mund të zbres edhe në vlera të mira.

 

 

Me motin që parashihet të ketë më shumë diell, ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë do të jetë në rritje, e indeksi UV do të jetë në vlera të larta, por edhe shumë të larta nga dita e diel, e që në këto kushte preferohet ekspozim më minimal në diell orëve të mesditës.

\RTV-Okarina\