Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin ushtarak “Defender-Europe 21”, e përgatitë Kosovës për çdo lloj krize.
Mehaj ka thënë se ushtrimin do të zhvillohet prej 17 maj deri 29 maj. Kjo është hera e parë që një ushtrim i madh zhvillohet në vendin tonë.
“Është stërvitje më e madhe që zhvillohet në rajon. Është e rëndësishme që Kosova është në mesin e 16 vendeve të kësaj stërvitje. Ushtrimi përqendrohet në ndërtimin e gatishmërisë operacionale. Defender-Europe ka natyrë mbrojtës edhe në rast krizash.
Kjo stërvitje ka ndikim të jashtëzakonshëm në mjedisin rajonal dhe përkushtimin ku në mesin e tyre është edhe Kosova. Stërvitja Defender na ofron mundësi që të përgjigjemi në çdo lloj krize. Pjesëmarrja e Kosovës dëshmon siguri edhe më gjerë. FSK-ja është duke u zhvilluar në një forcë ndërvepruese dhe me forcat aleate fuqizon rrugën për në aderimin në NATO”, u shpreh ai.
\RTV-Okarina\