Bekim Jashari së bashku me Agim Bahtirin nderojnë dëshmorin Artim Jashari

 

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me Kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nga Skenderaj dhe Mitrovica, familjarë të dëshmorit e qytetarë, në 23 vjetorin e rënies bënë nderime tek lapidari i dëshmorit të kombit, Artim Jashari, në Mitrovicë.

 

Artim Jashari dhe lufta e tij heroike, mbeten pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe themel i lirisë që ne e gëzojmë sot.

 

Para familjarëve të dëshmorit, Artim Jashari dhe qytetarëve të pranishëm, Jashari e vlerësoi lartë kontributin e heroit tonë, Artimit dhe gjithë dëshmorëve në çlirimin e vendit.

 

 

Jashari bëri thirrje që tani duhet të jemi të bashkuar pavarësisht  dallimeve politike për të mirën e shtetit tonë, sepse vetëm kështu mund të jetësojmë amanetin dhe idealin për të cilin janë flijuar dëshmorët dhe martirët tanë.

“Lavdi gjithë të rënëve në altarin e Lirisë!”, shkruan ndër të tjera Jashari.

\RTV-Okarina\

 

Së bashku me Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nga Skenderaj dhe Mitrovica,…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Thursday, May 6, 2021