Gërvalla: Ministri kroat më solli një lajm të mirë, do ta bëjmë të ditur sot gjatë ditës

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Kroacia, Gordan Grlić Radman.

Ministrja Gërvalla e ka quajtur tejet produktiv takimin me kryediplomatin kroat, Gordan Grlic- Radman.

 

 

“Në këtë takim kemi folur edhe për integrimet euroatlantike dhe nevojën që kemi për konsultimet e vazhdueshme në rrugën drejt institucioneve euroatlantike, dhe jemi të përkushtuar si Republikë e Kosovës të fillojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimet e përvojave edhe në këtë drejtim. Kemi biseduar edhe për bashkëpunimet në rrafshe të ndryshme”, ka thënë Gërvalla.

“Biseduam edhe për çështjen e vizave ku Kroacia është një mbështetëse e fortë për qytetarët e saj. Diaspora, mërgata jonë në Kroaci është një mërgatë e pritur mirë në Kroaci”, vlerësoi ai.

 

 

“Në kuadër të menaxhimit të pandemisë, të virusit Covid19 biseduam gjatë dhe minsitri kroat më dha një lajm të mirë, por ai lajm do të komunikohet më vonë”, shtoi ministrja Gërvalla.

Tutje, ajo ka bërë me dije se është diskutuar edhe për patent shoferë dhe transferimin e personave të dënuar nga Kroacia në Kosovë.