Në 22 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bënë homazhe te varri i tij.
Kurti, tha se me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale do të mundësohet që të gjykohen të gjithë ata që kanë kryer krime luftë në Kosovë.
“Erdhëm sot në 22 vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes kriminale të profesor Fehmi Aganit që të vendosim lule të freskëta këtu te varri i tij në Prishtinë dhe të bëjmë nderim për figurën e tij, roli dhe kontributi i së cilës është i madh.
Si professor, akademik dhe intelektual, Agani kishte formim të thellë social dhe të lartë humanist, dhe në këtë rast si veprimtar politik dhe politikan udhëheqës ai ishte paqësor për nga karakteri dhe përparimtar për nga synimi.
Profesor Agani e theksonte rëndësinë e mendimit në politikë dhe të argumentimit në mendim.
Qysh më 29 maj të vitit 2019, në patëm plotësuar e ndryshuar kodin e procedurës penale për të mundësuar prokurorinë tonë speciale që të hetojë e më pas të kemi edhe gjykime dënimi në mungesë.
Para dy javësh e bëmë edhe një avansim legjistaliv të radhës dhe besoj që është koha e fundit që sistemi ynë i drejtësisë të veprojë, të punojë që vrasjet e shumta të regjimit kriminal të Jogusllavisë së Millosheviçit të fillojmë të kemi procese të drejta gjyqësore që sjellin drejtësi për të gjitha viktimat”.