“Facebook-u” ia vazhdon pezullimin ish-presidentit, Donald Trump

 

Bordi Mbikëqyrës i Facebook-ut, sot ia vazhdoi pezullimin ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Vendimi i shumëpritur mund të jetë shenjë për atë se si do t’i trajtojë rrjeti i famshëm social në të ardhmen liderët botërorë që ia shkelin rregullat.

Facebook-u ia bllokoi qasjen Trumpit në Facebook dhe Instagram për afat të pacaktuar pas shqetësimeve për trazira shtesë me rastin e sulmit në Capitol më 6 janar të këtij viti nga përkrahësit e ish-presidentit, shkruan Reuters.

Në kohën kur ishte marrë vendimi për pezullim, shefi ekzekutiv i rrjetit të njohur kishte shkruar: “Rreziqet e lejimit të presidentit që ta vazhdojë përdorimin e shërbimit tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha.”
Më vonë, rrjeti e dërgoi rastin në bordin e themeluar së fundi, në të cilin bëjnë pjesë akademikë, avokatë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut, për të vendosur nëse pezullimi ndaj ish-presidentit do të vazhdohet apo do t’i lejohet rikthimi.

 

Trumpit i është bllokuar përgjithmonë edhe llogaria në Twitter, rrjet që e përdorte shpesh dhe ku kishte 88 milionë ndjekës.

 

\RTV-Okarina\