Lutfi Uka qysh prej lindjes jeton në fshatin Bajë të Skenderajt, në një natyrë të bukur e me ajër të pastër dhe siç duket nuk e ka ndërmend ta braktisë.
Uka se mohon faktin që është e vështirë të jetosh në një ambient të tillë.
Mirëpo, në këtë mënyrë po e përmbushë amanetin e fundit të babait të tij.
Përgjatë 20 vjetëve, Uka tregon që asnjë nga liderët politik nuk i kanë hapur derën për vizitë, edhe pse kanë qenë në këtë fshat.