Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme bëri të ditur se dialogu do të vazhdojë në pjesën e dytë të muajit qershor.
“Nuk ka pasur bisedime, ka pasur raportim të Lajcak për ecurinë e deritanishme. Nuk do të ketë takime dhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”, tha zëvendëskryeministri.
Ai tha se parimet e Qeverisë për dialogun me Serbinë janë të qarta. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Bislimi tha se i kanë pesë parime. Të parin e përmendi mosrinegocimin e marrëveshjeve të arritura.
Në fund, ai tha përmendi edhe njohjen nga pesë vendet E BE-së dhe garancionin për të qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara (OKB).
\RTV-Okarina