Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga Kosova që të mos e kërcënojë Serbinë me padi për gjenocid.
Ai ka thënë se meqë vetë Kosova si joanëtare e OKB-së nuk mundet ta bëjë këtë atëherë do ta bëjë përmes Shqipërisë dhe se kjo nënkupton bashkim me Shqipërinë.
“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë”, ka thënë Vuçiq.
“Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë që thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju duhet ta dini që ata po ju gënjejnë haptas – ata janë për ndryshimin e kufijve të Serbisë”.
Vuçiq ka thënë se katastrofë humanitare ka edhe në Siri, Afganistan ose Irak, por se fuqitë e mëdha nuk e kanë ndarë Basrën nga Iraku, ose Homsin nga Damasku.
\RTV-Okarina\