Ministri i Mbrojtjes flet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

 

Sot, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke raportuar në komisionin për Siguri.

Mehaj u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

 

Ai pyeti se cili është qëndrimi i tij për detyrimin ushtarak.

 

Në përgjigjen e tij, Mehaj ishte i qartë duke thënë se kjo s’pritet të ndodh së shpejti, për shkak të buxhetit.

 

 

“Kur është çështja te detyrimi ushtarak, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka qejf kjo mos me ndodhë, mos me marrë punën e papës apo hoxhës, ne do të punojnë në planin e detyrimit ushtarak, do ta shqyrtojmë, sa na përket buxheti, duhet me ja nis prej arsimit. Në Norvegji janë rreth 60 mijë brenda vitit 10 mijë i zgjedhin për me kry detyrën për me mbrojtë shtetin. Një plan do ta kemi në të ardhmen, po na duhet kohë sa i përket detyrimin ushtarak”, tha ai.

“Sa buxhet duhet me të vërtetë më shumë kohë, duhet një plan gjithëpërfshirës, edhe kazerma ushtarake. Të ardhmen do të ju përgjigjem më detajisht, po në plan qeverisës është”, tha ai.

\RTV-Okarina\