Reagon Hoti : Të gjitha dokumentet e dialogut Kosovë-Serbi i janë dorëzuar kryeministrit aktual

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria paraprake ka qenë plotësisht e përgatitur për procesin e dialogut, dhe se të gjitha dokumentet i janë dorëzuar kryeministrit aktual me rastin e dorëzimit-pranimit  të deturës.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook po ashtu ka shkruar se kryeministri aktual ka pranuar të gjitha informatat për zhvillimet në procesin e dialogut.

 

 

“Në fillim të mandatit është përgatitur dokumenti ‘Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë’, ku janë elaboruar në detaje argumentet… Kryeminsitri aktual ka pranuar TË GJITHA informatat për TË GJITHA zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.