Kurti ka disa fjalë për “non-papers”: Ngjasojnë me ngjarjet e filmave fantastik ku mendohet që “alienët do ta pushtojnë botën”

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “non-papers” për Ballanin Perëndimor që janë duke qarkulluar në media kohët e fundit duken si fotografi të falsifikuara nga sateliti.

Ai në një konferencë për media pas takimit që pati me diplomatin e BE-së, Josep Borrell, këto dokumente formale i krahasoi edhe me ngjarjet e filmave fantastik në të cilët mendohet se alienët do ta pushtojnë botën.

“Të jemi të sinqertë unë besoj se përgjigja më e mirë për këto “non-papers” është me ‘Nocomment’. Dua të shtoj diçka që nuk besoj në zgjidhje ku shihen regjionet në termet gjeografike dhe demografike, pa ekonominë, pa siguri sociale dhe pa qytetarët e Republikës”.

 

 

“Këto harta mua më duken si fotografi të falsifikuara nga sateliti dhe më ngjasojnë me ato historinë në filma fantastik ku alienët pritet të pushtojnë tokën. Nuk u kam dhënë asnjë rëndësi, të gjitha këto ndoshta mund të jenë kërcënime, nuk e di nga kush dhe me çfarë qëllimi por të merremi më pak me to na ndihmon neve më shumë”, ka thënë Kurti.

 

\RTV-Okarina\