Babai raporton për vajzën e zhdukur, nuk e di ku mund të ndodhet

 

Rastet e zhdukjeve te të miturve por edhe personave të tjerë nga familjet e tyre, janë vazhdimisht pjesë e raporteve policore.

Një i tillë është paraqitur edhe ditën e djeshme në Stacionin Policor në fshatin Hajvali të Prishtinës. Babai ka raportuar në Polici se vajza e tij është zhdukur që nga e marta dhe nuk është kthyer në shtëpi.

 

 

Ai po ashtu nuk e di as se ku mund të ndodhet, duke kërkuar kështu ndihmën e organeve të rendit.