Administrata Tatimore e Kosovës ka finalizuar një tjetër tender me kontratë.
Këtë herë, ky institucion financiar ka lidhur një kontratë për sigurimin e veturave të zyrtarëve të saj.
Për tenderin “Sigurimi i veturave zyrtare sipas kërkesave dhe nevojave të AK-së”, fillimisht janë ndarë 70 mijë euro.
Sipas prokurimit, tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Eurosig”, për 66.115,01 euro.
Tutje, bëhet me dije se në kuadër të njoftimit kanë qenë dy operator ekonomik që kanë ofertuar, derisa vlerësohet se operatori më i përgjegjshmi edhe ka nënshkruar kontratën.
\RTV-Okarina\